Samit dhe protestë! Policia nuk u dha leje, nis tubimi i paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona, poshtë diktatura!

Teksa po mbahet Samiti i 6 i Komunitetit Politik Europian, në Tiranë kanë zbarkuar të gjithë liderët europianë, nga ana tjetër ashtu siç u paralajmërua koalicioni opozitar që humbi thellë në zgjedhjet parlamentare, është mbledhur për protestë.
Përfaqësues të PD, si Flamur Noka, Jorida Tabuku, Enno Bozdo e të tjerë janë mbledhur në afërsi të bulevardit Zogu i Parë.
Deri tani protesta ka nisur me nota të qeta, nën “moton”: Poshtë diktatura, Duam votat tona, Edi Rama kriminel.