Sallë në Kuvend merr emrin e Gerti Bogdanit, bashkëshortja Edlira Çepani: Ai punoi çdo ditë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë

Kuvendi i Shqipërisë ka përuruar sot sallat “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani” në mjediset e seancave plenare. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ishte e pranishme në këtë ceremoni, ku u vlerësua kontributi i dy figurave të njohura politike.

Bashkëshortja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani, e cilësoi këtë nderim si një vlerësim për trashëgiminë që ai la pas.

“Faleminderit për këtë nderim të veçantë, për emrin e Gertit, mbi të gjitha për atë që ai përfaqësonte: vlerat e politikës me integritet dhe dashuri për njerëzit. Ai punoi çdo ditë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë dhe kjo është trashëgimia që ne duhet ta ndjekim,” tha ajo.

Ky përurim vjen si një homazh për kontributin e Bogdanit dhe Finos në politikën shqiptare, duke lënë gjurmë në historinë e vendit.