Salianji kërkoi përjashtimin e gjyqtares, Apeli shtyn sërish seancën për çështjen “Babale”

Gjykata e Apelit ka vendosur sot që të shtyjë sërish seancën ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji.

Ishte avokati i deputetit Salianji i cili në fillim të seancës kërkoi përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri me argumentin se:

“Kërkoj përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri. Ka papajtueshmëri për shkak se është shprehur në lidhje me përjashtimin e gjyqtarit Artan Gjermeni në shkallë të parë dhe më pas këtë ankim e drejtuam në Gjykatën e Lartë, ku çështja u shqyrtua nga gjyqtari Sokol Sadushi.

Ky i fundit bashkëshort i Edlira Petrit, që po gjykon çështjen në apel”

Kujtojmë se Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ndërsa u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *