Salianji: Janë publikuar dokumente/Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Teksa Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në Kuvend dhe në Policinë e Tiranës urdhrin e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë të gjykatës së Apelit që e dënon deputetin demokrat Ervin Salianjin,  ka dal në një konferencë për media. Ai tha se ka denoncuar çdo grup kriminal dhe zyrtar të korruptuar

“Çfarë e detyroj Ramën dje që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor, ndalimin e mori, frikën e tij e qëtësoi, pse ishte i tërbvuar dje ai. Ka shumë interpretime për kallëzimin tim për kallëzim të rremë, por ka një të vërtetë në 15 maj 2018 unë kam dal nga kjo foltore me Bardhin dhe Alibeajn dhe kam publikuar një dokument, ku vëllai i Xhafajt ishte i dënuar. Është deklaratë publike e bërë para jush. Ky është krimi që kam bërë unë kam denoncuar çdo grup kriminal dhe çdo zyrtar të korruptuar”, tha ai.