Salianji flet para Policisë së Tiranës: Do i çmontojmë banditët, dita e demokratëve do vijë
Ervin Salianji: Asnjë sakrificë nuk shkon dëm, në përballje me regjimin, secili merr kosto. Unë e di se shumë miq e demokratë kanë vuajtur represionin e qeverisë, e vuajnë në mënyrë të përditshme që ju bën nëpërmjet vjedhjeve, nëpërmjet varfërisë. Në do i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë!
Salianji pritet që dënimin ta kryejë dënimin në burgun e Fierit.
Kujtojmë se kreu i Grupit të PD-s, Gazment Bardhi, më herët në një konferencë për media tha se do të respektojnë vendimin personal të kolegut të tij, ndërsa shkuarjen e tij në burg e cilësoi sakrificë, që duhet të shërbejë si kambanë alarmi pasi sipas tij shteti ligjor ka rënë.
“Vendimi unanim ka qenë se, është detyra jonë e të gjithë grupit të PD-së. Sugjerova ngujimin pa afat dhe pa ndërprerje të të gjithë anëtarëve në selinë e PD-së.