Salianji e kërkon për të dëshmuar në komision, Balla pas derës selfie me operatorë
- 15 May, 2024
Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS Ervin Salianji i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të paraqitet përpara komisionit për të diskutuar në lidhje me kërkesën e tij që dëshmia e tij të merret me dyer të mbyllura.
Teksa mazhoranca e braktisi këtë komision, kreu i tij, Ervin Salianji u ngrit në këmbë që ta kërkonte vetë Taulant Ballën për të dhënë dëshminë.
Ndërkohë, ministri ka publikuar një foto me operatorët e televizione, duke e shndërruar kështu situatë në një lojë kukafshehthi.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ