Sali Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, më të grabiturat dhe më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit kanë qenë më të grabiturat dhe më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë për manipulim masiv të procesit zgjedhor.

Sipas Berishës, zgjedhjet janë diktuar nga krimi, me banda të kontrolluara nga qeveria që kanë vepruar në 10 qarqe dhe 20 bashki të vendit, duke mbështetur 30 deputetë të mazhorancës. Ai përmendi si shembull rastin e Vorës, ku sipas tij, banda e Blendi Xhabaftit ka imponuar me dhunë vullnetin e qytetarëve, duke marrë 10 herë më shumë vota se kandidati i dytë në lista.

“Zgjedhjet e 11 majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se situata e Vorës ishte e ngjashme me atë në Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe shumë zona të tjera, duke theksuar se këto zgjedhje ishin të plaçkitura dhe të dhunuara në çdo aspekt.

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale.

Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit, diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhje kryebanditi Blendi Xhabafti mori vota 10 herë më shumë se kandidati i dytë në lista.

Kuptoni vetë sesi janë zhvilluar zgjedhjet. Por skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjera, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera.

Pra, në çdo aspekt, këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë.