Sali Berisha publikon të dhënat: Olsi Rama udhëtoi të paktën 5 herë me makinën e klanit të Xibrakës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se, nëse hetimet e Prokurorisë së Posaçme e nxjerrin vëllain e tij të përfshirë në trafikun e kokainës dhe laboratorin e Xibrakës siç pretendon Gazment Bardhi, ai do të heqë dorë edhe nga detyra si kryeministër, por nëse rezulton e kundërta do të ketë një interpelancë në Kuvend mes të dyve.
Për kreun e selisë blu Olsi Rama është një nga kokat më të rrezikshme të Xibrakës.
Tani unë do paraqes këtu datat dhe orët e 5 udhëtimeve, të cilat nuk janë 5, por janë shumë më tepër. Por unë kam zgjedhur këto për të paraqitur të Olsi Ramës me makinën e famshme të drogës dhe të klanit të drogës, me të cilën udhëtonte Gentian Gjonaj, Gentian Xhixhaj dhe Ermal Hoxha. E kishin si makinë të tyre. Por meqenëse Olsi Rama ka bërë mashtrimin publik se ka udhëtuar me këtë makinë vetëm njëherë, në një kohë kur ai ishte mish e thua me Ermal Hoxhën dhe Gentian Xhixhajn, unë po rikujtoj këtu datat në të cilat ai ka udhëtuar me këtë makinë.
- Olsi Rama hyn nga jashtë me makinën AA653DM me datën 8.6.2014 në orën 14.13 minuta.
- Olsi Rama udhëton me makinën me këtë targë me datën 13.7.2014, ora 18.06.
- Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 6 qershor 2014, ora 13.30.
- Olsi Kristaq Rama, se përdor dy pasaporta ky trafikant, edhe pasaportën shqiptare, edhe atë amerikane se është shtetas amerikan, Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 8.8.2014, ora 18.35.
- Olsi Kristaq Rama ka udhëtuar me makinën me targë AA653DM në datën 11 korrik 2014 në ora 15.46.