Sali Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do kompensohet për TVSH që paguan për …

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një tjetër propozim për pensionistët.

Ai tha se do të krijohet karta e konsumatorit, sipas të cilës çdo pensionist, familje me ndihmë ekonomike dhe invalidët do të marrin çdo gjashtë muaj mbrapsht TVSH që kanë paguar për produktet e shportës.

Do vendoset me urgjencë karta e konsumatorit, me të cilin do të rimbursohet 100% tvsh e produkteve bazë të shportës për çdo pensionist, për çdo familje nën minimumin jetik, për çdo invalid. Karta ka dy rrugë për të proceduar, ka një rrugë për të hequr TVSH për ushqimet. Nuk mund të barazosh ti atë që merr 7 mijë euro për të fjetur mbi dosjet e krimit çdo natë me atë që merr 160 euro. Ekspertët sugjerojnë që TVSH të mbetet siç është dhe 780 mijë pensionistë, TVSH e produkteve bazë t’u rimbustohet”, tha Berisha.