Sali Berisha: Prokurorja Enkeleda Millonai është bandite e shtetit me veprimet që ka bërë
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj prokurores së SPAK Enkeleda Millonai, e cila po heton çështjen ndaj tij dhe kërkoi detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Sali Berisha e akuzoi Millonain si “bandite shteti”.
Këto komente Berisha i bëri duke iu referuar një gjyqi civil midis dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla.
“Në qoftë se do faktohej se ka ndodhur favorizim i paligjshëm, atëherë Sali Berisha shkonte për ndjekje penale. Në qoftë se do faktohej njëra prej tyre si jo e ligjshme, Sali Berisha shkonte në gjykatë si i pandehur. Akuza penale bazohet në prova. Por meqënëse nuk faktuan dot asnjë mashtrim, asnjë trillim. Ka 3 vjet që hetojnë, pas 3 vitesh hetim kanë gjetur zero prova, zero prova dhe tani në një proces politik të shekullit, për të krijuar opinion kanë vënë në akuzë reformat, ligjet e parlamentit të cilat janë të faktuara me 1000 fakte, se ato ligje i kanë shërbyer qindra mijëra shqiptarëve.
Ajo është një bandite shteti. Në qoftë se më thua mua për një njeri…pse e them këtë. Sepse ky njeri në mënyrën më të pakonceptueshme merr dosjen e gjykimit në gjykatë letrën e një padie civile midis Jamarbër Malltezit dhe Taulant Ballës dhe për të mos lejuar Jamarbër Malltezin të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, e mban 3 vjet dosjen që s’mund ta bënte. Po ta kishte burrë Taulant Ballën, s’mund ta bënte, po ta kishte të dashurin e vetë Taullant Ballën s’mund ta bënte.