Sali Berisha në arrest shtëpie/ Homazhe për Gerti Bogdanin të pranishëm Argita Malltezi dhe zonja Liri Berisha
Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare.
Figura të larta politike, miq dhe kolegë të tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit të ndjerë, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një arresti kardiak.Por në homazhet në nder të Gerti Bogdanit, s’ka arrritur të marrë pjesë lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ndodhet në arrest shtëpie. Ndërsa për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të ish-politikanit kanë marrë pjesë vajza dhe bashkëshortja e kreut të PD-së, Argita Malltezi e Liri Berisha.