Sali Berisha ‘formaton’ PD për Zgjedhjet 2025, rikthen Jozefina Topallin përballë Ballës, Salianji “zhduket” nga Elbasani

PD ka përcaktuar drejtuesit e rëndësishëm politikë për zgjedhjet 2025. Jozefina Topalli do të jetë drejtuese politike për diasporën ndërsa Alizoti për Elbasanin.

Në Kavajë është caktuar Fisnik Qose, i cili njëkohësisht mban postin e deputetit në këtë bashki. Disa ditë më parë, Berisha ka deklaruar se Ervin Salianji do të drejtojë nga qelia fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Berisha u shpreh se Salianji do të jetë i deleguar nderi në qarkun e Elbasanit, duke shtuar se “guximi i tij për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit”.

Berisha ka vënë përballë Taulant Ballës, si koordinatore për diasporën Jozefina Topallin. Sakaq, për Kavajën e Rrogozhinën përballë Elisa Spiropalit të PS do të jetë kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja. Me vendimin e 26 shatorit Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës që e shpallte fajtor Ervin Salianjin, për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale dhe e dënonte me 1 vit burg, dënim të cilin po e kryen në Fier.

Në vend të tij si drejtues në Elbasan, tashmë do të jetë deputeti i qarkut të Beratit, Tomor Alizoti.