Sajmir Tahiri drejt shtëpisë

Na ndajnë vetëm pak minuta nga mbërritja e Saimir Tahirit në banesën e tij tek Kodra e Diellit.
Ai la ditën e sotme qelinë, për të vuajtur pjesën e tjetër të dënimit, bë banesën e tij në zonën e Kodrës së Diellit.

Sajmir Tahiri, referuar vendimit të Gjykatës, do të qëndrojë 1 vit e 8 muaj e 15 ditë në banesë.
Shkak i këtij vendimi janë bërë 2 akt ekspertiza të paraqitura trupës gjykuese, një nga avokati mbrojtës dhe një nga bashkëshortja e tij, e cila ka shprehur paaftësinë për tu kujdesur për dy fëmijët e mitur.

Referuar ligjit, nëse një nga prindërit nuk është plotësisht i aftë për tu kujdesur për fëmijët, automatikisht duhet të kujdeset prindi tjetër.