Biseda me kryeprokurorin Tieger/ Sahitaj i alarmuar: Kam një shqetësim serioz për …

Biznesmeni Halit Sahitaj në një bisedë telefonike me kryeprokurorin e Hagës Alan Tieger, ka shprehur një shqetësim serioz në lidhje me kontaktin me këtë të fundit. Gjithashtu Sahitaj rrëfen arsyen sepse ai ka qenë i detyruar të kontaktojë Ambasadën Amerikane në Spanjë.Ndërsa gjatë bisedës telefonike me prokurorin ka mohuar faktin e tërheqjes së deklaratës të vitit 2020 pasi sipas tij e kishte dhënë me dëshirë ndërsa ka kërkuar vetëm një rrugëdalje për ta kontaktuar dhe sqaruar Prokurorin pa marrë hapa të tjerë me shkuar te organet spanjolle, belge, hollandeze ose gjermane.

Biseda e plotë:

Prokurori: Keni dashur ta tërheqni deklaratën?

Sahitaj: Është një keqkuptim se unë asnjeherë nuk kam thënë me e tërheq se atë deklaratë e kam dhënë me gjithë dëshirën time . Unë do të sqaroj dhe aryen e kontaktit dhe telefonatës me ju.

Prokurori: Pa kaluar te arsyeja mund të na tregoni se çfarë thatë ju në atë  telefonatë?

Sahitaj: Interesi dhe qellimi im shqetësues ka qenë vetëm një rrugëdalje me ju kontaktu ju dhe me pas kam kontaktu Ambasadën Amerikane në Madrid dhe kam dhënë arsyen time për një takim në Madrid me një epror amerikan për një shqetësim që kisha, dhe për një dëshirë tia shpjegoj prokurores që s’kam dashur me marr hapa të tjera me shkuar te organet spanjolle belge ose hollandeze ose gjermane por kam dashur me e sqaru me prokurorinë.