Safet Gjici kërkon të vuajë dënimin në shtëpi për shkak të problemeve shëndetësore, Gjykata vendos të thërrasë mjekët

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar qëndrimin në shtëpi për pjesën e mbetur të dënimit për shkak të kushteve shëndetësore.

Në kërkesën e tij, avokati mbrojtës u bazua në nenin 59/a pika C të Kodit Penal, sipas të cilit një i dënuar që i ka mbetur më pak se 2 vite heqje lirie mund të qëndrojë në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore.  Ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan dënimit për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Safet Gjici i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat.

Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë do të paraqiten në gjykatë për të marrë udhëzimet është vendosur më datë 14 nëntor 11:45.