Safet Bajri “thyen” heshtjen! Rrëfen lidhjet me viktimat e Masakrës së Dobraçit dhe të vërtetën me familjen Lici

Safet Bajri ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për ngjarjen e Dobraçit ku mbetën të vdekur 4 persona, mes të cilëve Hamza Lici.

Ai ka pranuar se nuk kanë pasur asnjëherë konflikt mes familjes Bajri dhe Licëve dhe se nuk kanë lidhje me ngjarjen e vitit të shkuar në Shkodër.

“Mua më vjen shumë keq, sepse është motra e komshive të mi viktima. Edhe Bushatin e kam njohur personalisht e kam pasur shumë mik. Më vjen keq për djalin e familjes Liçi. Nuk kam asnjë lidhje. Djemtë e viktimave janë rrit se ka 35 vite, dhe familja Bajri nuk kanë lidhje. Nuk e di se kush është Xhuljo Vuksani. E vetmja gjë dua është që të arrestohet një person dhe ta zbulojnë. Kam një vajzë 10-muajshe. 10 mijë euro i ka sjell vjehrria dhe një pjesë tjetër shoqëria. Të shihen me detaje. Nuk e vlerësoni punën e policisë, arrestohen 22 persona dhe nuk flitet. Përflitem unë, më keni stresuar familjen” tha Safet Bajri në Top Story.