“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”- Bardhi ironizon socialistët: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju, mos mbroni të korruptuarit
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka ironizuar mbledhjen e grupit të PS, ku ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit Bujqësor, lidhur me 24 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK për stafin e këtij universiteti. Bardhi e cilësoi kërkesën e rektorit si një akt të paprecedent dhe në shkelje të ligjit e kushtetutës, duke theksuar se ai kërkoi strehim në grupin parlamentar të PS për të justifikuar një aferë të rëndë.
Bardhi iu drejtua socialistëve, duke i thënë: “Ju si grup parlamentar nuk mund të bëheni strehë për çdo të korruptuar që akuzohet nga SPAK. Do t’ju vijë dita që do kërkoni të dëgjoni edhe të akuzuarit për pjesëmarrje në krim të organizuar.” Ai gjithashtu e ironizoi Bajrin, duke thënë se ai pretendon se është i intimiduar nga SPAK dhe kërkoi të dëgjohet në PS.
View this post on Instagram