Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri ankimojnë vendimin për burg – Caktohet gjyqtarja në Apelin e Posaçëm

Të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri kanë ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar çështjen penale mbi ankimet e të pandehurve, të cilët kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, dhënë në datat 17 shkurt dhe 24 shkurt 2025.

Sipas shortit, çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Tereza Merkaj, e cila do të vendosë për fatin e të akuzuarve në Apelin e Posaçëm.