Sa fëmijë kanë kryer krime në Shqipëri? drejtoresha Alia: 24 të mitur, edhe ata janë viktima…

Drejtoresha e Institucionit të të miturve, Marinela Alia ka zbuluar disa prej veprave penale që i ka provuar lirinë disa të rinjve.

Në studion e “Top Story” ajo pranoi se shkeljet janë bërë në rrethana të ndryshme, ndërsa pranon se rehabilitimi po përmirësohet nga dita në ditë.

“Aktualisht që flasim janë 24 të mitur që janë në konflikt me ligjin. Veprat janë të ndryshme, tregëtim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, plagosje, ka raste që akuzohen edhe për vrasje apo edhe gjëra të tjera. Është i vetmi institucion që rehabiliton të miturit në konflikt me ligjin. Padyshim që rastet janë specifike, por gjëja që kanë janë gjëndja emocionale. Vijnë dhe përballen me të panjohurën. Priten nga një ekip multidimensionar në prani të një psikologu, juristi dhe një mjeku që të ofron trajtimin e parë rehabilitues. Janë një sër faktorësh që dërgojnë në sjellje devijante të adoleshentëve, të të miturve të cilët i qasen këtyre veprimeve. Janë të painformuar, kanë mungesë kujdesi familjar, rrethohen nga një grup shoqëror që nuk e kanë menduar se do i çonte në këtë lloj shoqërie, rruge. Mendojnë se janë ata që do i zgjidhin problemet dhe nuk dinë nëse zgjidhja në këtë formë do i ndikojë në privimin e lirisë. Kjo i bën bashkë. Ato janë fëmijë dhe viktima. Për sa kohë janë përfitues të çdo programi, terapie rehabilituese, edukues tregojnë se ata përmirësohen dita-ditës” tha Alia.