Rutte komenton takimin Ukrainë-Rusi në Stamboll: Putin bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët, topi është…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili ndodhet në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ka komentuar takimin e ardhshëm për armëpushimin mes Ukrainës dhe Rusisë që do të mbahet në Stamboll, duke kritikuar qasjen e Moskës.
Gjatë një deklarate për mediat, Rutte u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë një gabim strategjik duke dërguar një delegacion të nivelit të ulët për këto bisedime, duke theksuar se topi tani është në fushën e tij për të treguar seriozitet në kërkimin e paqes.
“Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Topi është në fushën e tij, ai duhet të jetë serioz për të gjetur paqe, dhe gjithë trysnia është mbi të. E njoh shumë mirë që kur kam qenë kryeministër i Holandës. Ukrainasit kanë dërguar një delegacion mjaft të prirur për të arritur paqen. Jam i lumtur për rolin që ka marrë SHBA për të zhbllokuar situatën,” tha Rutte.
Ai nënvizoi gjithashtu se mbështetja e Perëndimit për Ukrainën mbetet e fortë dhe se vendet aleate do të vazhdojnë të mbështesin Kievin në përpjekjet për të ndalur agresionin rus.