Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës, Zelensky: Akt terrorist! 

Rusia ka kryer sulme të mëdha ajrore kundër objekteve energjetike të Ukrainës, duke i përdorur dhjetëra raketa lundruese dhe dronë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka quajtur sulmet “akt terrorizmi”. 

“Ky është ‘plani i paqes’ i Putinit: të shkatërrojë gjithçka. Kështu dëshiron ai të “negociojë” – duke i terrorizuar miliona njerëz”, shkroi Zelensky në X pas sulmeve ruse. 

Ukraina perëndimore dhe jugperëndimore u goditën nga këto sulme ruse të premten. 

Objektet jetike energjetike u goditën në rajonin Transkarpatian, tha guvernatorja rajonale Svitlana Onyshchuk, e cila shtoi se sulmi ndaj këtij rajoni ishte më i madhi që nga fillimi i luftës. 

Rajoni perëndimor Ternopil raportoi “pasoja negative” nga sulmet ruse, pa dhënë më shumë hollësi. Në rajonin e Lvivit, i cili ndodhet në perëndim të vendit, Rusia i sulmoi objektet energjetike, tha guvernatori rajonal Maksym Kozytskiy.