Rusia: Po vëzhgojmë nga afër gjendjen në veri të Kosovës
Kremlini ka deklaruar sot se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk e dënon sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan një ditë më parë.
“Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve, gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference të rregullt për media të hënën.
Policia e Kosovës e mori kontrollin e manastirit të dielën vonë dhe tani është duke e siguruar fshatin. Të hënën më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.
“Jam mirënjohës që (ambasadori rus) i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, shkroi sot Vuçiç në Instagram.
Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë kërkesash bëhet fjalë. Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.