Rusia do të testojë raketë balistike ndërkontinentale, Ukraina: Synon të frikësojë ne dhe Perëndimin

Rusia planifikon të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

Agjencia GUR njoftoi se lëshimi do të bëhet nga rajoni Sverdlovsk i Rusisë dhe se rrezja e fluturimit të raketës është më shumë se 6,200 milje.

“Me qëllim që të ushtrojë presion dhe frikësojë në mënyrë demonstrative Ukrainën, si dhe shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, shteti agresor i Rusisë synon të bëjë një lëshim ‘stërvitor dhe luftarak’ të raketës balistike ndërkontinentale RS-24 nga kompleksi Yars”, thuhet në deklaratën e GUR.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga pala ruse, e cila zakonisht nuk publikon detaje për testet bërthamore, duke i klasifikuar ato si sekrete ushtarake.