Rusia bombardon institucionet ukrainase pak minuta pas armëpushimit, Zelensky akuzon Kremlinin për “pabesi”
Ukraina ka ngritur alarmin për sulme ajrore në Kiev dhe gjysmën lindore të vendit pasi shpërthimet tronditën qytetin e Mykolaiv, disa orë pas përfundimit të armëpushimit njëditor të Pashkëve të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin.
Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për mijëra sulme që kanë shkelur armëpushimin, për të cilin Kremlini njoftoi se nuk do të zgjatet.
Uashingtoni zyrtar raportohet të kë kërkuar një zgjatje të armëpushimit dhe presidenti Volodymyr Zelensky ka shprehur vazhdimisht vullnetin e Ukrainës për të ndalur sulmet për 30 ditë.
Megjithatë, Putini, i cili nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe urdhëroi të shtunën pezullimin e të gjithë aktivitetit ushtarak përgjatë vijës së frontit deri në mesnatën e së dielës me orën e Moskës.
“Nuk kishte urdhëra të tjerë,” tha zëdhënësi i Kremlinit Peskov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, kur u pyet nëse armëpushimi mund të zgjatej.
Në orët e para të ditës së sotme, pak minuta pas mesnatës, alarmet për sulm ajror u shpallën në rajonet e Ukrainës lindore, sipas të dhënave të Forcave Ajrore të Ukrainës, dhe alarmet u zgjeruan gradualisht drejt rajoneve qendrore të vendit.
“Ne u bëjmë thirrje banorëve të qytetit që menjëherë të shkojnë në strehimoret më të afërta dhe të qëndrojnë atje deri në fund të alarmit,” njoftoi komanda ushtarake e Kievit përmes një postimi në rrjetet sociale në orën 4:41 të mëngjesit.
Shpërthimet tronditën portin ukrainas të Mykolaiv, njoftoi kryetari i bashkisë Oleksandr Senkevich përmes Telegram. Megjithatë, ai nuk specifikoi nëse ato ishin për shkak të sistemeve të mbrojtjes ajrore apo nëse armët ruse goditën një objektiv.
Forcat ukrainase raportuan rreth 3,000 shkelje nga Rusia të armëpushimit që ajo kishte shpallur, me sulmet dhe granatimet më të rënda që ndodhën përgjatë seksionit të Pokrovsk të vijës së frontit.
Alarmet e sulmit ajror ranë gjithashtu në rajonin rus të Voronezh, i cili kufizohet me Ukrainën, për dy orë gjatë natës, njoftoi guvernatori rajonal përmes Telegram.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se të dielën forcat ukrainase qëlluan 444 herë në pozicionet ruse dhe se numëruan më shumë se 900 sulme me dronë ukrainas, duke shtuar se kishte të vdekur dhe të plagosur në mesin e popullatës civile.