Ruben Saraiva nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë

Portugezi Ruben Saraiva, i cili akuzohet si vrasës i biznesmenit Ardian Nikulaj, në prill të vitit të shkuar, refuzon të bashkëpunojë me drejtësinë Shqiptare. 28-vjeçari, i cili u ekstradua nga Maroku në dhjetor të vit të shkuar, u mor në pyetje për rreth 2 orë në drejtorinë e policisë së Lezhës, nga dy prokurorët e çështjes, Erjon Shehaj dhe Francesk Ganaj.

Gjatë bisedës më portugezin përfaqësuesit e institucionit të akuzës, mësohet t’i kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtësimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë të Shëngjinit.

Teksa mohoi autorësinë e vrasjes, portugezi pranoi njohjen me Edmond Haxhinë. Sipas portugezit ai kishte ardhur në Shqipëri me pushime dhe kishin bërë plan me Haxhinë të mbillnin lëndë narkotike.

Ruben Saraiva, për çështje sigurie është dërguar në burgun 313 në kryeqytet, ku po qëndron në pritje të hetimeve që kryen prokuroria e Lezhës.

Për ekzekutimin e Ardian Nikulajt, prokuroria e Lezhës është në pritje të ekstradimit të Edmond Haxhisë dhe tre shtetasve britanikë. Ata pritet të dalin në gjykatë në mbretërinë e bashkuar në muajin mars.

Biznesmeni Nikulaj, u qëllua për vdekje në hotelin e tij në Shëngjin dhe policia deklaron se vrasja e tij u krye për gjakmarrje. Kjo ngjarje në Lezhë, dyshohet se prodhoi edhe 2 viktima të tjera, njëri prej tyre nipi i biznesmenit Nikulaj.

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *