“Ruajini pjesët intime, po ua sheh gjithë bota” – Stresi mesazh vajzave, thumbon edhe burrat: Ju rreh gruaja, s’ju pyesin fare!

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka shpërthyer së fundmi me një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke dhënë një mesazh të drejtëpërdrejtë për vajzat që postojnë foto provokuese, por pa kursyer as burrat.

Në një video të shpërndarë online, ai kritikoi vajzat që, sipas tij, “nxjerrin vetëm bythë dhe gjoks” në Instagram, duke i sugjeruar që të ruajnë më shumë privatësinë dhe të jenë të kujdesshme me mënyrën si paraqiten në publik, sidomos ato që janë në një lidhje apo të martuara.

“Ruajini pak për partnerin, o t’u pa gjithë bota. Nuk është krenari të tregosh çfarë ke bërë, jo bythë, gjoks… Femra duhet të ruhet shumë”, tha Stresi, duke shtuar se nuk ka ndërmend të gjykojë askënd, por ndjen nevojën të japë një sugjerim.

Por mesazhi i tij nuk u ndal vetëm te gratë. Reperi ironizoi burrat që sipas tij, nuk kanë kontroll mbi partneret e tyre dhe lejojnë publikimin e fotove provokuese pa asnjë koment.

“Unë e di që shumicën prej jush ju rreh gruaja, përderisa nuk ju pyet fare që poston bythë e gjoks… Çfarë nuk postojnë më! Djem, mbani klas, edhe femrat mbajeni veten”, vijoi ai.

Në fund, Stresi theksoi se kritikat e tij nuk shkojnë për vajzat beqare: “Ju beqaret, veç përpara, nuk e kisha për ju.”