Në takimin e përvitshëm me gazetarët, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, teksa foli për punën e policisë në 2023, u ndalua edhe tek vetëpastrimi i policisë.
Sa i takon plotësimit të formularëve, ai tha se janë mbledhur të gjitha, por askush nuk ka pranuar se ka patur Sky ECC apo EncroChat.
Rrumbullaku: Askush ska deklaruar se ka patur SKY ECC… Unë dhe kreu i SPAK i dimë të gjitha.
Gjithashtu Rrumbullaku shtoi se do të goditen grupe kriminale të cilat lidhen me vrasje të vjetra të ndodhura në vend. Duke lënë të kuptohet që kemi disa ngjarje kriminale tashmë thuajse të zbardhura
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ