“Rrugaç”, Dogjani shtyn punonjësit e Gardës, tensionohet sërish situata në Parlament! Spiropali: Pse krijon incident të panevojshëm?!

Situata në Parlament është tensionuar sërish pas disa orëve seancë plenare.

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka bllokuar foltoren dhe ka shtyrë punonjësit e Gardës.

Ai nuk është lejuar të mbajë fjalën dhe është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin.

“Rrugaç”, mësohet të ketë thënë ai.

Spiropali: Pse krijon incident në mënyrë të panevojshme zoti Dogjani, për çfarë e bëni këtë skenë krejt të panevojshme, Grada ka punën e saj. Përse e zë foltoren dhe mban peng deputetët, po provokoni një sallë të tërë.

Dogjani: Janë 300 pensionistë nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja që marrin vetëm 3300 lekë në muaj.

Spiropali: Kjo nuk është për procedurë ju lutem, mos e bëni këtë skenë se dalim në mënyrë të shëmtuar në sytë e qytetarëve.