Rruga e Komanit peng i mosmarrëveshjeve Balluku-Beci, këshilltarja e PD: Luhet me fatin e mijëra banorëve

Këshilltarja e Partisë së Demokratike të Rithemelimit në Këhsillin Bashkiak të Shkodrës, ka reaguar për rrugën e Komanit, që ka mbetur peng i mosmarrëveshjeve të Belinda Ballukut me kryebashkiakun Benet Beci.

Ajo thotë se qeveria po luan me fatin e mijëra banorëve dhe turistëve që zgjedhin të vizitojnë perlat turistike të kësaj zone.

Reagimi i plotë:

Rruga e Komanit peng i mosmarrëveshjeve Balluku-Beci…
Ndërkohë që njëri premton dhe tjetra nga inati anulon projektin e ndërtimit të rrugës, faji mbetet jetim dhe banorët jetojnë me shpresë të vdekur se ky aks kombëtar një ditë do jetë pjesë e projektit qeveritar për t’a investuar!
Shikoni se si kjo qeveri dhe eksponentët kryesorë të Rilindjes si Beci dhe Balluku, luajnë me fatin e një rruge, me mijëra banorë të zonave që përshkohen nga ky aks dhe me mijëra turistë që zgjedhin të vizitojnë perlat turistike të kësaj zone , ndër më të rëndësishmet e Veriut Shqiptar!