Rruga e fshatit Gjorëm, një makth për banorët: Premtimet e pambajtura dhe rrisku i përditshëm për fermerët

Për banorët e fshatit Gjorëm në Kurbin, kjo rrugë është bërë makth i vërtetë. Kjo rrugë e këtij fshati shërben për fermerët dhe jo vetëm, ndodhet pranë autostradës së veriut, e aksesueshme për lëvizjen e mjaft mjeteve për të qarkulluar dhe në fshatra të tjerë fqinjë.

Ata që nuk e njohin gjendjen e mjerueshme të saj përballen me këtë realitet, dhe janë të detyruar të kryejnë lëvizje të kujdesshme, nga gropat e mëdha në çdo pjesë të saj.

Kjo rrugë shërben për fermerët e zonës që kanë pronat e tyre, ndaj në disa raste janë përballur dhe me pasoja, si dëmtimit të mjeteve, madje dhe dalje nga rruga.

Premtimet nga drejtuesit vendorë, në rikonstruksionin e këtij aksi rural, kurrë nuk janë realizuar, ndonëse tashmë jemi në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, por sipas banorëve ende nuk është parë ndonjë politikan të premtojë, dhe jo më të investojë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)