Rrufeja godet tufën e bagëtive në Gramsh, shpëton mrekullisht çobani 38-vjeçar
- 29 September, 2023
Reshjet e shiut të shoqëruara edhe me shkreptima rrufeje pasditen e sotme godet tufën e bagëtive në fshatin Broshtan në Gramsh.
38-vjeçari Dëfrim Qyra, çoban i një tufe me dhi ka qenë duke kullotur bagëtitë rrëzë malit të fshatit Broshtan, ku rrufeja ka goditur tufën. më shumë se 10 dhi kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë çobani nuk është lënduar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ