“Rroftë Çamëria, poshtë Beleri”/ Incident gjatë ceremonisë mortore të Anastas Janullatos, qytetari provokon Mitsotakis
Një incident i papritur ka ndodhur gjatë ceremonisë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos në Tiranë. Një qytetar, i cili ishte i pranishëm jashtë ambienteve të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, ka protestuar kur ka mbërritur Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ai ka thirrur disa herë: “Rroftë Çamëria, poshtë Beleri”.
Pas këtyre thirrjeve, qytetari është larguar nga disa persona të tjerë të pranishëm, pa ndodhur ndonjë incident tjetër të madh.
Kujtojmë se Mitsotakis dhe pesë ministra të kabinetit të tij ishin të pranishëm në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit, i cili do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë.
View this post on Instagram