Rritje alarmante e vizitave në urgjencën e Shkodrës dhe ambulancën e Velipojës, mjekët: Shkaktar alkooli, droga dhe…
Urgjenca e Spitalit të Shkodrës dhe ambulanca e plazhit në Velipojë gjatë këtyre ditëve kanë pasur një numër të lartë të vizitave. 200 vizita në 24 orë kryhen pranë urgjencës së Spitalit Rajonal Shkodër. Mjekja e urgjences Ana Kasaj shprehet se vizita janë për shkaqe të ndryshme, ndërsa ka një rritje të rasteve të aksidenteve.
Gjithashtu shqetësim mbetet edhe vdekshmëria e moshave të reja si shkak i atakeve kardiake që vijn sipas saj, si shkak i stilit të jetës, përdorimit të alkoolit dhe lëndëve narkotike.
Në ambulancën e Velipojës vetem gjatë qershorit janë kryer rreth 900 vizita, shifer shumë më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas mjekes së ambulancës në zonën e Plazhit Sarah Ibërshimi, rastet kanë qenë të ndryshme ndërsa ka pasu edhe helmime nga ushqimet…
Mjekët rekomandojnë që gjatë ditëve me temperatura të larta të shmangen daljet në diell, dhe duhet kujdes sidomos të sëmurët kronik.