Rritja e taksës së banesës/ Eksperti imobiliar: Ja efektet e kësaj mase
TIRANË- Qeveria ka miratuar vendimin, i cili është publikuar në fletore zyrtare, ku janë ndryshuar të gjitha çmimet e referencave për banesat në vend duke i përafruar ato me çmimet e tregut. Agjenti imobiliar, Arbër Brahaj, tha se ky hap ka efektin e parë në tatim.
Sipas tij, qytetarët do të paguajnë më shumë taksa për pronën e tyre.
Ai theksoi se efekti i dytë ka të bëjë me ndërtimet e reja, ku ndërmarrjet më të fuqishme ekonomike do kenë mundësi të paguajnë lejet e ndërtimit pranë bashkive dhe kjo do t’i mënjanojë firmat e vogla.
“Efekti i parë do jetë tatimi në pasuri të paluajtshme që aplikohet nga bashkitë. Të gjithë çmimet e referencës janë rritur. Efekti e menjëhershëm e japin në tatim. Qytetarët do të shohin se faturat që u vijnë se taksa e pronës do jetë e rritur ndjeshëm. Qytetarët do të paguajmë më shumë taksa për pronat e tyre. Efekti i dytë ka të bëjnë me ndërtimet e reja. Taksat që ndërtuesit paguajnë bashkisë për leje ndërtimi është rritur. Kjo do të sjellë vështirësi për ndërtuesit e vegjël dhe do t’u japin avantazh ndërtuesve me të mëdhenj”, theksoi ai.

Me përfarimin e çmimit të referencës me vlerën reale të tregut, eksperti tha se do rriten edhe qiratë e banesave.
“Rritja e çmimit të referencës do të ndikojë tek qiraja. Ai do të tatohet më shumë dhe duke qenë se do tatohet më shumë, do ketë një rritje të vlerës së qirasë”, shtoi ai.
Por, e parë në perspektivë, eksperti thotë se kjo qasje e ul infomalitetin dhe çon më shumë para në buxhetin e shtetit.
“Kjo e lufton inforamalitetin deri diku. Rritja e çmimit të referencës dhe përafrimin me çmimin e tregut e lufton informalitetin. Sjell rrije të ardhurash për buxhetin e shteti në tërësi. Çmimet e zonave kanë ndryshuar në tërësi. Ndërtuesit do paguajmë më shumë tatim për tu pajisur me leje ndërtimi, 3% që i detyrohen bashkisë për fondin e të pastrehëve do jetë më i lartë. Ndërtimit e reja do rriten si pasojë e rritje së çmimit të referencës”, tha ai