Rritja e pagës për deputetët dhe ministrat/ Lëvizja Bashkë proteston para parlamentit: Mos u ngopshi
Teksa parlamenti miraton sot projektligjin që rrit rrogat e ministrave dhe deputetëve, Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori është mbledhur para parlamentit për të protestuar kundër këtij ligji.
Protestuesit mbajnë në duar një pankartë “Mos u ngopshi”, teksa kanë hedhur dhe para false në tokë.
Postimi i Plotë:
Nesër (e enjte) në orën 10:00 aktivistët e Lëvizjes BASHKË do të ngrenë zërin përpara Kuvendit të Shqipërisë (salla e seancave plenare) për vendimin skandaloz të rritjes së pagave të deputetëve, ministrave, kryeministrit dhe presidentit. Shqipëria është nga vendet e fundit në Evropë për pensionet dhe pagat, ndërkohë që po i arrin standardet evropiane në nivelin e shpërblimit të pushtetarëve. Mirëpresim çdo qytetar të indinjuar të bashkojë me ne zërin e revoltës!