Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj njoftoi sot se qeveria shqiptare ka miratuar rritjen e pagave për disa sektorë, konkrtetisht në shëndetësi, arsim dhe në fushën e sigurisë.
“Miratuam një projektligj të rëndësishëm, konkretisht për përcaktimin e pagave. Sot kemi filluar dhe miratuar disa projektvendime për rritjen e pagave për sektorin shëndetësor, arsimor dhe sigurisë, konkretisht për policinë e burgjeve, gardën dhe zjarrfikësit.
Në zbatim të vendimit të marrë më parë, nga 1 prilli do të rriten edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës publike.
Kostoja vjetore, në vitin 2025, e kësaj reforma është në nivelin 38 miliardë lekë. Këto fonde janë parashikuar qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokimet e brendshme. Janë kosto përballohen brenda sistemit makrofiskal. Ne do vijojmë të ulim borxhin dhe deficitin.
Për 2023 kishim parashikuar politikë të rritjes së pagave dhe kishte vlerë 2.4 miliard lekë që prekte arsimin, shëndetësinë dhe IT. Rritja e pagave vjen edhe si pasojë e krizës inflacioniste, pra janë disa zëra të parashikuara në buxhet që akomodojnë rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit”,- tha Ibrahimaj.