Rritja e pagave në shtet, administrata e “nënës”, infermierët dhe mësuesit të “njerkës”

Reforma për rritjen e pagave në sektorin publik thelloi diferencën e pagave të mësuesve dhe infermierëve me pagën mesatare në shkallë vendi. Në fund të vitit 2022, paga mujore bruto e një mësuesi në arsimin 9-vjeçar ishte mesatarisht 68,400 lekë në muaj, ose sa 92% e pagës mesatare në sektorin shtetëror (74,450 lekë). Pas rritjes me 7%, paga mesatare e mësuesit arriti në 70,000-71,000 lekë, nivel ky sa 86% e pagës mesatare në sektorin shtetëror në tremujorin e dytë të këtij viti. Diferenca me pagën mesatare është thelluar edhe për infermierët. Paga në këtë kategori ishte sa 82% e pagës mesatare në sektorin shtetëror në fund të vitit 2022, teksa në qershor 2023, diferenca është thelluar edhe më tej, duke shkuar në 79% të pagës mesatare në sektorin shtetëror. Në vitin 2022, shpenzimet buxhetore në arsim dhe shëndetësi, në raport me PBB-në, ranë në nivelin më të ulët që nga 2017. Si janë përkeqësuar shërbimet në arsim dhe shëndetësi.
Në prag të fushatës për zgjedhjet vendore të pranverës së këtij viti, qeveria shpalli planin ambicioz për të çuar pagën mesatare në sektorin publik në rreth 900 euro në vitin 2024, nga rreth 720 euro që ishte në fund të vitit 2022.

Sipas parashikimeve, ky premtim do të tejkalohet, pasi raportimet zyrtare të Ministrisë së Financave referojnë se paga mesatare në sektorin publik do të arrijë në 98,550 lekë (938 euro), por për punonjësit në shërbimet themelore, mësues dhe infermierë, ky nivel do të jetë shumë më i ulët.

Në prill 2023, Kryeministri Edi Rama publikoi fotot e disa mjekëve, mësuesve dhe infermierëve me shënimin poshtë portreteve ku ishte përcaktuar niveli i ri i pagave më 2024.

Sipas këtij premtimi, paga e një mësuesi në arsimin e mesëm do të arrinte 103,200 lekë në vitin 2024, nga 76,160 lekë që ishte në maj të këtij viti (pas rritjes me 7%).

Për të arritur këtë premtim, shtesa bruto duhet të jetë 27 mijë lekë në muaj. Ministria e Financave, në një sqarim të posaçëm për “Monitor”, tha se, rritja më e lartë do të jetë për infermierët për vitin 2024, të cilët do të përfitojnë një shtesë mujore 15.000 lekë.

Mjeku i përgjithshëm për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 20,000 lekë në muaj. Për të gjitha kategoritë e tjera, rritja e pagave do të realizohet në përqindje dhe do të specifikohet nëpërmjet vendimeve të posaçme, edhe në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike (DAP), sqaroi Ministria e Financave.

Aktualisht, një infermier me 14 vite punë në spitalin “Nënë Tereza” me master merr pagë bruto 65,180 lekë në muaj, ndërsa neto, vetëm 53,207 lekë. Me shtesën 15,000 mijë lekë në korrikun e vitit 2024, paga e infermierit në QSUT arrin në 80,080 lekë në muaj, ose 19% më pak se paga mesatare e pritshme në shkallë vendi.

Paga bruto e një mësuesi në sistemin 9-vjeçar është aktualisht rreth 70 mijë lekë. Duke marrë për bazë faktin se rritja më e madhe e pagave më 2024 shkon për infermierët (15,000 shtesë në muaj), pagat e reja të mësuesve do të jenë shumë më të ulëta se niveli mesatar i pagave në sektorin publik në vitin 2024.

Reforma rriti diferencat e sektorëve prioritarë me pjesën tjetër të sektorit publik

Në qershor 2023 u publikuan në Fletoren Zyrtare vendimet e qeverisë ku rriten pagat në administratën qendrore të qeverisë nga 22 deri në 97%, ndërsa në sektorët prioritarë, për mësuesit dhe infermierët, pagat u rritën me vetëm 7%, rreth 3600 lekë shtesë në muaj.

Para se të niste zbatimi i reformës së pagave, një specialist i thjeshtë i kategorisë IV në shërbimin civil publik kishte një pagë rreth 69 mijë lekë, një nivel i krahasueshëm me pagat e mësuesit në arsimin parauniversitar.

Por me rritjen që u aplikua në mes të këtij viti, një specialist i nivelit IV në sektorin publik paguhet 20% më shumë se mësuesi.

Në tremujorin e dytë të vitit 2023, paga mesatare në sektorin shtetëror arriti në 82,207 lekë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Shifrat më të detajuara të botuara në Fletoren Zyrtare tregojnë se paga e një specialisti të thjeshtë në Administratën Publike (klasa 4) aktualisht është 84,000 lekë, ose rreth 3% më e lartë paga mesatare në sektorin shtetëror në tremujorin e dytë të 2023.

Ndërsa paga mesatare që një mësues merr në arsimin 9-vjeçar (rreth 71 mijë lekë në muaj) është sa 86% e pagës mesatare në shkallë vendi (82,207 lekë në muaj). Në qershor 2023, para se të hynte në fuqi rritja, specialisti i klasës IV në administratë paguhej sa 85% e pagës mesatare në shkallë vendi.

Teksa në administratën qendrore, pagat u rritën me ritme shumë më të larta, duke ndikuar në rritjen e pagës mesatare në shkallë vendi, për punonjësit në shërbimet prioritare, në arsim dhe shëndetësi, është thelluar diferenca me pagën mesatare në shkallë vendi.

Në fund të vitit 2022, paga mujore bruto e një mësuesi në arsimin 9-vjeçar ishte mesatarisht 68,400 lekë në muaj, ose sa 92% e pagës mesatare në sektorin shtetëror (74,450 lekë). Pas rritjes me 7%, paga mesatare e mësuesit arriti në 70,000-71,000 lekë, nivel ky sa 86% e pagës mesatare në sektorin shtetëror në tremujorin e dytë të këtij viti. Diferenca me pagën mesatare është thelluar edhe për infermierët.

Paga mesatare në këtë kategori ishte sa 82% e pagës mesatare në sektorin shtetëror në fund të vitit 2022, teksa në qershor 2023, diferenca është thelluar edhe më tej, duke shkuar në 79% të pagës mesatare në sektorin shtetëror.

Gjatë zbatimit të reformës së rritjes së pagave, nisën deformimet. P.sh., pagat për administratën qendrore, pra ministritë dhe specialistët në administratën publike, u rritën më shumë se për punonjësit në shërbimet themelore, arsim dhe shëndetësi.

Capture

Në mars 2023, paga e një mësuesi ishte sa 32% e pagës së një ministri, por me reformën e pagave, paga e një mësuesi është vetëm sa 19% e pagës së ministrit.

Qeveria ka në plan të zbatojë një reformë për rritjen e pagës për punonjësit e administratës publike me mbi 900 euro në vitin në vijim, por duket se mesatarizimi do të vijë nga pagat e niveleve të larta, teksa pagat e ulëta përfituan vetëm indeksim në vitin e parë të reformës.

Por, pabarazia do të jetë edhe më e thellë për pensionistët të cilët, janë të varur tërësisht nga pagesa e pensionit, teksa administrata publike ushqehet edhe nga burimet informale.

Capture

Rritja më 1 korrik zbeh efektet

Të paktën dy vitet e fundit, indeksimi ose rritja e pagave për kategoritë e buxhetorëve ka ndodhur në prill, por sipas buxhetit 2024 rritja e pagave do të nisë nga 1 korriku, me një diferencë 14 muaj nga ndryshimi i fundit, në një kohë që inflacioni i lartë po gërryen të ardhurat nga pagat. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave

Shpenzimet e personelit për vitin 2024, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave (nisur më 1 prill 2023).

Fondi për vijimin e rritjes së pagave, duke filluar nga 1 korriku 2024, është planifikuar në shumën 11 miliardë lekë dhe përfshin rritjen e pagës për punonjësit e sistemit shëndetësor, arsimor, punonjësit me grada dhe nëpunësit e administratës publike.

Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 119.7 miliardë lekë, ose 4.9% e PBB-së.

Ndër të tjera, qeveria është shprehur se me rritjen e pagave në sektorin publik synon të nxisë konkurrencën për rritjen e pagave edhe në sektorin privat.

Në kushtet kur popullsia e vendit po pakësohet dhe po plaket nga ritmet e larta të emigracionit dhe rënia e lindjeve, rritja e pagave po vlerësohet si mjeti i vetëm dhe më i shpejtë për të shpëtuar vendin nga braktisja.

Bizneset dhe ekspertët e ekonomisë pranojnë se ka vend për rritje në disa sektorë dhe kategori biznesesh të mëdha, por rritja me ritme të larta në një periudhë të shkurtër do të jetë e papërballueshme për disa kategori dhe sidomos bizneset e vogla.

Erald Pashaj, ekspert i burimeve njerëzore dhe administrator në “EP & partners consultancy” thotë se, biznesi i madh ka hapësirë për rritje page në nivel të pagës me vendet e tjera të Ballkanit, nëse shohim madhësinë e investimeve të biznesit të madh në ndërtesa, infrastrukturë, makineri dhe pajisje, mjete transporti.

Z. Pashaj shpjegon se prej dy vitesh, tregu është në presionin e rritjes, mungesës së forcës së punës etj., dhe biznesi i madh po e gjen hapësirën e munguar. Ndërsa biznesi i mesëm, natyrisht do ta ketë shumë të vështirë për të qenë konkurrues në tregun e punës dhe të tërheqë punonjës. Bizneset e mesme të konsoliduara do t’ia dalin, ndërsa të tjerat do ta kenë shumë vështirë të rriten më tej, tha ai.

Rritja e fortë e pagave të administratës publike, e përqendruar në 2 vite, në një kohë që në 10 vite nuk ka pasur as indeksim, do të zhbalancojë disa tregues të rëndësishëm, të tillë si inflacioni, rritja të barrës fiskale dhe reduktimi i shërbimeve publike, tha Sherefedin Shehu, ish-zv.ministër i Financave, tani një konsulent i pavarur.

Rritjet e sforcuara të pagave për të rritur kërkesën në treg, kur fuqia prodhuese e ekonomisë dhe produktiviteti nuk i përgjigjen kësaj rritje, do të çojë pashmangshmërisht në rritje të inflacionit, tha Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin Europian të Tiranës. Sipas tij, rritja reale e pagave sigurohet me një rritje ekonomike mbi 5-6% dhe kur produktiviteti i saj rritet qëndrueshëm.

Capture

Rreziqet e rritjes pa produktivitet

Presionet për rritjen e pagave pa rritur produktivitetin rrezikojnë të rrisin çmimet dhe kjo do të cenojë shtresat e margjinalizuara të tilla si pensionistët dhe ata që kanë paga nën 55 mijë lekë, thotë Selami Xhepa, president i Universitetit Europian të Tiranës.

Sipas tij, me gjasë, rritja e pagave në sektorin shtetëror do të ndikojë në uljen e mëtejshme të produktivitetit, pasi dekurajon punën në sektorin privat me paga më të ulëta.

Profesori Elvin Meka thotë se rritje të tilla të sforcuara, për të rritur kërkesën në treg, kur fuqia prodhuese e ekonomisë dhe produktiviteti nuk i përgjigjen kësaj rritje, do të çojnë pashmangshmërisht në rritje të inflacionit.

Madje kjo rritje tashmë ka filluar, pasi tregtarët në treg gjithmonë i bëjnë parapritje çdo lloj rritje pagash apo pagesash në ekonomi, si rrjedhojë e funksionimit të mekanizimit të kërkesë-ofertës.

Sipas z. Meka, ekonomia po përjetonte edhe më parë një efekt të tillë nga rritja e detyruar e pagave thuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndërkohë, premtimi i fundit i kryeministrit për rritjen thelbësore të tyre që këtë vit e deri në 2025-n duket se i ka hedhur edhe më shumë “benzinë” zjarrit ende të pashuar të inflacionit në ekonomi.

Rritja e pagave në sektorin shtetëror rrezikon të krijojë efekte psikologjike në tregje me rritje të çmimeve, siç ka ndodhur edhe më parë. Çmimet e larta, të cilat do të paguhen nga popullata e gjerë, me gjasë do të jetë një taksim indirekt për qeverinë, por me efekte negative në pjesën e varfër të popullsisë që sot përbën një të tretën banorëve të vendit, sipas të dhënave të Bankës Botërore.

Nga ana tjetër, qeveria për të gjeneruar fondet e reja për rritjen e pagave duhet të rrisë më tej barrën fiskale, ose të shkurtojë disa shpenzime të tjera publike, të tilla si shpenzimet kapitale ose operative, ose të rrisë borxhin publik.

Përdorimi i çdonjërit prej këtyre mjeteve rrit barrën fiskla për taksapaguesit e tjerë. Vitin që vjen, themeli i shtresës së mesme të vendit, profesionistët, do të përfshihen në Tatimin mbi të Ardhurat, duke e përkeqësuar më tej barrën fiskale ndaj tyre.

Zoti Sherefedin Shehu analizon se burimi kryesor i rritjes së pagave aktualisht është borxhi publik. Rritja e borxhit publik, në kushtet kur niveli i tij është shumë i lartë dhe kostot janë në rritje në këto dy vitet e fundit, krijon rreziqe të reja fiskale.

Me këtë rritje pagash do të shkurtohen programe të tjera më të rëndësishme buxhetore përtej përfitimeve të administratës publike, si dhe do të rriten ndjeshëm presionet inflacioniste, thotë z. Shehu.

Një efekt tjetër mund të jetë edhe rritja e barrës fiskale nëpërmjet rritjes së tatimeve ekzistuese, apo vendosjes së tatimeve të reja të tipit të tatimit të jashtëzakonshëm, si tatimi mbi karburantet./Monitor

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *