Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, duke kapërcyer pragun e 77 dollarëve për fuçi për naftën e tipit Brent – niveli më i lartë që nga janari i këtij viti.

Sipas Reuters, arsyeja kryesore është përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, të cilat kanë shtuar frikën për ndërprerje të furnizimit në Gjirin e Hormuz – një nga rrugët më të rëndësishme për eksportin global të naftës.

 

Po ashtu, rezervat strategjike të naftës në SHBA kanë pësuar një rënie më të madhe se sa pritej, duke ushtruar presion shtesë mbi ofertën. Në të njëjtën kohë, OPEC+ vijon të mbajë nën kontroll prodhimin, çka kufizon kapacitetin për të stabilizuar çmimet nëse tensionet përshkallëzohen më tej.

Kjo gjë është reflektuar menjëherë edhe në Shqipëri ku çmimi i naftës në pikat e karburantit është rritur me 3 deri në 5 lekë për litër. Në disa pika furnizimi, një litër naftë tashmë shitet mbi 180 lekë.

Çmimet e naftës në Shqipëri ndryshojnë vetëm atëherë kur tregjet ndërkombëtare rrisin çmimet, por nuk ndodh asnjëherë kur ulen pas oligarkët e Ramës janë të babëzitur vetëm për të marrë më shumë.