Rritet bilanci nga sulmi rus në Odesa/ 14 persona humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën, mes tyre edhe…


Një sulm me raketa ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Odesas, ka vrarë të paktën 14 persona dhe ka lënë të plagosur 46 të tjerë,

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatorit rajonal Oleh Kiper, i cili tha se mes të plagosurve ka edhe mjekë.

“Ka edhe të lënduar rëndë në mesin e mjekëve dhe shpëtimtarëve. Numri i përgjithshëm i viktimave është duke u saktësuar”, tha ai në Telegram.

Ai shtoi se dy nga të vdekurit ishin një mjek dhe një shpëtimtar, të cilët nxituan të jepnin ndihmën e parë në vendin ku u krye sulmi i parë.