Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe pse nuk do të mungojnë ditët me diell dhe temperatura të larta.Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore të territorit nga orët e mesditës.

Mjegullinë  përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit.

Era do të fryjë  me drejtim perëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 5-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.