Rriste e vetme 2 fëmijë! Historia e trishtë e vokalistes së grupit DNK që humbi jetën në tragjedinë e Koçanit
Tragjedia e Koçanit që mori jetën e 59 të rinjve dhe 115 të plagosurve është një nga tragjeditë më të mëdha në vend. Në mesin e viktimave në diskotekën ku e kaploi zjarri janë edhe 5 muzikantët e grupit DNK nga Shtipi që kanë humbur jetën.
Profesoresha e pianos në Fakultetin e Artit Muzikor, Sara Projkovska, e cila ishte vokaliste në grupin “DNK”, është një nga viktimat që humbi jetën nga zjarri në Koçanë. Projkovska ishte një nënë e dy fëmijëve, të cilët po i rriste i vetme.
Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo këndonte si “back-vokaliste” për pothuajse të gjithë këngëtarët e estradës në Maqedoni. Ajo mundohej që të fitonte para për të rritur fëmijët e saj për shkak se ish-bashkëshorti i saj, trompetisti dhe profesori i xhazit, Aleksandar Nikolovski, u nda nga jeta në vitin 2021 në moshën 48-vjeçare.
Nga zjarri u lënduan edhe kolegët e saj. Ana Kostadinovska ishte gjithashtu pjesë e grupit ‘DNK’, të cilët po performonin në diskotekë ku ra zjarri. Ajo është në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohet në shtëpi.