Rrihet brutalisht kamarieri 17-vjeçar në një piceri në Berat, dërgohet me plagë të rënda në spital


Një kamarier 17-vjeç është rrahur brutalisht në ambjentet e tij të punës.Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta,në ambjentet e një picerie në qendër të qytetit.Sipas burimeve policore në vendngjarje,5 shtetas kanë rrahur kamarierin e picerisë,me grushta,shkelma e karrige,duke i shkaktuar plagë të shumta.Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti dhe autorët e ngarjes,pasi pas sherrit shumica e klientëve u larguan me vrap.Deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 shtetas,mes tyre 5 dyshuarit si autorë të ngjarjes,menazheri i biznesit dhe disa klientë,që do të pyeten në lidhje me ngjarjen.Mësohet se,për zbardhjen e ngjarjes,janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë,nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve.I plagosuri B.D,17-vjeç është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën,nën kujdesin e mjekëve.