Rrëzohet nga shtylla teksa po punonte, humb jetën elektriçisti në Bulqizë

Një person me profesion elektriçist ka humbur jetën si pasojë e një incidenti që ka ndodhur duke punuar. Sipas policisë, ai është rrëzuar nga shtylla teksa po punonte në fshatin Koshavicë të njësisë administrative Shupenzë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.