Rrëzohet në burg, dëmton legenin ish-shefi qarkullimit Roven Zeka, kërkon ndryshim mase në GJKKO

Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor Tiranë, Roven Zeka është rrëzuar në ambientet e burgut ndërsa raportohet se ka marrë dëmtime të pjesës së legenit.

Seanca pritet te mbahet në orën 13:00, Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident.

Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga apeli i GJKKO për të , dhe oficerin Edison Tabaku ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare