Gjykata rrëzon rekursin e autorit Përlleshaj, familjarët e Martin Cani kërkojnë transparencë

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e autorit të dyshuar në vrasjen 14-vjeçarit, Martin Cani, Mario Perlleshaj, për masën e sigurisë “arrest me burg”

Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim – i mituri në konflikt me ligjin M. P., kundër vendimit nr. 30-2024-9430/2949, datë 17.12.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.” thuhet në vendim.

15-vjeçari Përlleshaj, që mbahet në Institutin e të Miturve në Kavajë, kërkonte një masë më të butë sigurie. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës kaloi dosjen në ngarkim të tij për gjykim, teksa i refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, që, në rast se shpallet fajtor, do të sillte uljen e 1/3 të masës së dënimit.

 

Familjarët e Canit kërkuan jo vetëm drejtësi, por edhe transparencë nga gjykata.