Një kamion me ngarkesë është rrëzuar ditën e sotme në Qafë -Thane në afërsi të fshatit Lin. Bëhet me dije se nga aksidenti janë shënuar dëme materiale ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta. Gjithashtu një korsi e Qafë Thanës është e bllokuar, por qarkullimi kryhet lirshëm.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje ndërsa pritet një vinç i specializuar për te bërë largimin e kamionit nga rruga. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor po dyshon tek shpejtësia e lartë në kthesë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ