“Rrëzohet” Ilir Beqaj, Gjykata lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

Rrëzohet kërkesa e ish-ministrit Ilir Beqajt për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për dosjen Saspac.

Avokati i ish-ministrit të shëndetësisë, njëherësh ish drejtorit të Saspac, kërkoi ndryshim mase me argumentin se nuk është marrë i pandehur nga SPAK dhe se nuk ka rrezik për tu larguar nga vendi, duke qenë se Beqaj është treguar bashkëpunues.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Rudina Palloj në seancën e kësaj të premte, e cila nisi në orën 09.30.

Ilir Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen nga prokurorja Elida Kacckini, për abuzimet me fondet e SASPAC.