Një avion privat u rrëzua sot në rajonin Ramensk të Moskës, ku për pasojë mbetën të vrarë dy pilotë. Avioni i vogël i tipit Tecnam P-2002JF Sierra u rrëzua në një fushë pranë aeroportit Mickovo.
Sipas raportimeve, avioni po kryente një fluturim të planifikuar stërvitor, por për rrethana ende të paqarta, gjurmët e tij u zhdukën nga radarët.
Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë duke vijuar. Pista kryesore e hetimeve është një defekt teknik, sipas burimeve të mediave ruse.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ