Rrëzohet aksidentalisht 4 vjeçarja tek hapësira e shkallëve elektrike tek “Toptani”
- 1 September, 2024
Një 4-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga hapësira e shkallëve elektrike në qendrën tregtare ‘Toptani’ në Tiranë.
Vajza e mitur ra nga kati i tretë në katin e parë mes hapësirës së shkallëve elektrike dhe ka mbetur e plagosur. Burime për Report tv bëjnë me dije se e mitura ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe fraktura në trup. Aktualisht është në gjendje të stabilizuar.
Gjatë momentit kur e mitura ka rënë, prindërit e të miturës sipas burimeve ndodheshin në një dyqan.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ