Rrezikohet jeta e policit, militantët e PD i hedhim molotov, rrobat i marrin flakë/ Dy të plagosur
Protestuesit e opozitës, pas goditjes me molotov të Kryeministrisë, u zhvendosën drejt selisë së Partisë Socialiste. Gjatë zhvendosjes së tyre, ata i vunë flakën një stacioni autobusi dhe disa kazanëve të plehrave.Ashtu sikurse edhe Kryeministria, selia e PS u bë target i goditjeve masive me lëndë piroteknike dhe molotov.
Përplasjet me efektivët dhe molotovi nuk I ka shpëtuar as godina e bashkisë së Tiranës. Ndërsa nisën përplasjen fizike me policinë, protestuesit kanë gjuajtur me molotovë duke vënë në rrezik jetën e efektivëve por edhe të tyren.Një efektiv policie ka rrezikuar seriozisht jetën gjatë protestës së opozitës, për shkak të bombave molotov.
Teksa protestuesit mbërritën në godinën e Ministrisë së Brendshme, një bombë molotov shpërtheu te këmbët e efektivit të policisë, të cilit i morën flakë rrobat. Kolegët e tij ndërhynë menjëherë dhe shmangën përhapjen e flakëve, teksa protestuesit kanë sulmuar dhe derën e Ministrisë.
Si pasojë e flakëve dy persona mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve efektiv policie dhe një tjetër me probleme kronike me frymëmarrjen. Një prej tyre është shtruar në Sanatorium.